Kryeministri Edi Rama deklaroi se arsyet e protestës së studentëve janë legjitime, por pretendoi se përshkallëzimi i dhunshëm ishte përgatitur prej disa muajsh.
Sipas tij, policia ka të dhëna për një rrjet “antifa” dhe për furnizime nga jashtë vendit me maska dhe lëndë eksplozive. Rama tha gjithashtu se PD e ka marrë përsipër autorësinë e dhunës.
Ai theksoi se, ndryshe nga vende të tjera, në protestat e fundit pjesa më e lënduar ka qenë policia, dhe paralajmëroi se do të flasë edhe për rolin e disa mediave.



