Nga Asambleja e PS-së në Tiranë, kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh të qartë kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i thënë se ka gabuar në qëndrimin ndaj tij dhe partisë.
Rama njoftoi një riorganizim të plotë të bashkisë dhe paralajmëroi masa për drejtuesit që kanë mbështetur vendimet e Veliajt. Synimi, sipas tij, është përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, të cilat tha se socialistët do t’i fitojnë.
Kreu i qeverisë theksoi se kushdo që cenon besimin e qytetarëve nuk do të ketë më vend në Partinë Socialiste. “Të gjithë janë të nevojshëm, por askush i domosdoshëm”, u shpreh ai.


