Tension te Ministria e Arsimit në nisje të protestës së studentëve

0
1
Tension te Ministria e Arsimit në nisje të protestës së studentëve

Përleshjet e para mes protestuesve dhe policisë nisën pak minuta pas orës 14:00 pranë Ministrisë së Arsimit, në ditën e dymbëdhjetë të protestës që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Të rinjtë u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe hodhën gurë drejt ndërtesës, ndërsa policia ndërhyri me topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i larguar nga zona.

Protestës iu bashkuan edhe mbështetësit e PD-së pas një marshimi drejt Kryeministrisë. Rama i ftoi sërish protestuesit në dialog, duke pretenduar se ata kanë frikë të ulen në tryezë.