Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi në podkastin “The Diary of a CEO” se Rusia synon të marrë gjithë pjesën lindore të Ukrainës.
Sipas tij, dorëzimi i Donbasit do t’u hapte rrugën forcave ruse drejt Dnipros, Pavlohradit, Kryvyi Rihut dhe Nikopolit. Zelensky e cilësoi rajonin si vijë kyçe mbrojtjeje dhe si burim të rëndësishëm ekonomik.
Ai përsëriti se lëshimet territoriale nuk do të sillnin paqe, por do ta inkurajonin Moskën të vazhdonte ofensivën.


