AktualitetZjarri në Himarë djeg gjashtë shtëpi, evakuohen 36 persona

Zjarri në Himarë djeg gjashtë shtëpi, evakuohen 36 persona

Zjarri që shpërtheu në lagjen “1 Maji” të Himarës dogji gjashtë banesa dhe detyroi evakuimin e 36 personave, mes tyre edhe turistë të huaj. Era i çoi flakët me shpejtësi nga kodra drejt shtëpive.

Rreth 300 forca operacionale dhe 171 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan gjatë natës. Mbrojtja Civile njoftoi më pas se rreziku për banesat u shmang dhe situata është nën kontroll.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e cilësoi ditën si një nga më të vështirat e sezonit, me situatë problematike edhe në Levan të Fierit.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme