Berisha: Ka tension real mes Ramës dhe Ballukut pas arrestimit të Agasit

0
1
Berisha: Ka tension real mes Ramës dhe Ballukut pas arrestimit të Agasit

Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së Sali Berisha pretendoi se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka një tension real.

Sipas Berishës, ky tension lidhet me arrestimin e Ergys Agasit disa javë më parë, ku ai pretendoi se Balluku ka pasur rol. I pyetur për një kërkesë të mundshme të dytë të SPAK për arrestimin e saj, Berisha tha se Rama mund të kuptojë se qeveria “drejtohet nga Balluku, jo nga ai”.

Kreu i opozitës shtoi se po i ndjek me interes zhvillimet brenda mazhorancës.