Kreu i PD-së, Sali Berisha, sqaroi në një konferencë për mediat se nuk ka qenë kurrë “non grata”, duke argumentuar se ndalimi i vizës amerikane nuk lidhej me Konventën e Vjenës, që rregullon statusin e personave të padëshiruar.
I pyetur për vizitën e tij në SHBA, pesë vite pas sanksionit, Berisha e quajti atë rivendosje të një të drejte. Ai përmendi edhe fatin e disa zyrtarëve që, sipas tij, u përfshinë në atë vendim, si Charles McGonigal, ish-ambasadorja Yuri Kim dhe ish-sekretari Antony Blinken.


