Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi nga 25 vjet burg, Kadri Veseli 18 vjet dhe Rexhep Selimi 13 vjet.
Vendimi shkaktoi reagime të forta në Kosovë dhe Shqipëri, ku krerët politikë e cilësuan të padrejtë dhe kërkuan që të rrëzohet në apel. Për shumë shqiptarë, aktgjykimi shihet si goditje ndaj luftës çlirimtare kundër regjimit serb.



