Zjarri që shpërtheu në lagjen “1 Maji” të Himarës dogji gjashtë banesa dhe detyroi evakuimin e 36 personave, mes tyre edhe turistë të huaj. Era i çoi flakët me shpejtësi nga kodra drejt shtëpive.
Rreth 300 forca operacionale dhe 171 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan gjatë natës. Mbrojtja Civile njoftoi më pas se rreziku për banesat u shmang dhe situata është nën kontroll.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e cilësoi ditën si një nga më të vështirat e sezonit, me situatë problematike edhe në Levan të Fierit.



