Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është afër dhe se ajo mund të prekë edhe vende të tjera evropiane, ndoshta gjithë kontinentin.
Deklarata erdhi pas takimit me Kirill Dmitriev, të dërguarin e Vladimir Putinit, por Trump nuk dha detaje për përmbajtjen e planit.
Jared Kushner tha se synimi është adresimi i shqetësimeve të sigurisë të të gjitha palëve, ndërsa Melania Trump zhvilloi një takim me zyrtarë rusë dhe ukrainas për një armëpushim humanitar në Oleshky të rajonit të Khersonit.


