Në një konferencë të përbashkët me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, kryeministri Edi Rama e cilësoi raportin e progresit si një dëftesë objektive të përparimit të vendit.
Rama theksoi se procesi i integrimit nuk bëhet për Brukselin apo Parisin, por për ndërtimin e një shteti europian në Shqipëri, ku familjet të mos detyrohen të emigrojnë për punë dhe arsim më të mirë.
Sipas tij, thelbi i progresit është përmirësimi i standardeve të jetesës për qytetarët.


