PolitikëDita e 12-të e protestës: Molotovë, gaz lotsjellës dhe plumba gome në...

Dita e 12-të e protestës: Molotovë, gaz lotsjellës dhe plumba gome në qendër të Tiranës

Protesta e studentëve dhe të rinjve, në ditën e saj të dymbëdhjetë, u kthye në përplasje me policinë në qendër të Tiranës, më pak se gjysmë ore pas nisjes te Ministria e Arsimit.

Protestuesit hodhën gurë dhe mjete piroteknike, ndërsa policia u përgjigj me topa uji, gaz lotsjellës dhe më vonë plumba gome. Përplasjet u shtrinë edhe pranë Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme dhe Parkut Rinia; dera e një ministrie mori flakë nga një molotov.

Më herët, mbështetës të PD-së marshuan drejt Kryeministrisë, ku dogjën “tryezën e dialogut” të vendosur nga Rama, dhe më pas iu bashkuan protestës së studentëve.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme