Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu rus Vladimir Putin u takuan në Shenzhen, në margjinat e samitit të APEC-ut, para mbërritjes së presidentit amerikan Donald Trump.
Ky ishte takimi i 50-të mes dy liderëve, të cilët riafirmuan marrëdhëniet e ngushta. Në tryezë pritej të ishin lufta në Ukrainë, energjia dhe marrëdhëniet me SHBA-në.
Për Putinin, ulja në një tryezë me liderët amerikan dhe kinez shihet si sukses diplomatik pas izolimit që pasoi pushtimin e Ukrainës në 2022. Trump, nga ana e tij, pritet të ngrejë me Xi-n çështjen e kontrollit të armëve dhe zgjerimit të arsenalit bërthamor kinez.




