Kryeministri Edi Rama u njoh me platformën e re “Pasqyrë Albania”, të zhvilluar nga ekspertët e AKSHI-t, e cila pritet të vihet së shpejti në dispozicion të publikut.
Sipas Ramës, projekti lindi pas protestave të qershorit dhe synon të adresojë një nga problemet kryesore në marrëdhënien qytetar-shtet: humbjen e ankesave dhe kërkesave në burokraci.
Platforma do të funksionojë si një dritare e vetme ku qytetarët mund të ndjekin shërbimet e shtetit me një klikim.


