Berisha: PD do të vazhdojë aksionin deri në qeverinë kujdestare

0
1
Berisha: PD do të vazhdojë aksionin deri në qeverinë kujdestare

Në bashkëbisedimin e përjavshëm online me qytetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha foli për protestën e studentëve, paketën fiskale, çështjen e Belinda Ballukut dhe zgjedhjet vendore.

Berisha tha se opozita do të ndërmarrë çdo formë proteste për largimin e Ramës dhe e cilësoi krijimin e një qeverie kujdestare si kërkesën kryesore të PD-së.

Ai komentoi edhe ndryshimet politike në Serbi pas largimit të Aleksandër Vuçiçit, ndërsa akuzoi policinë për përdorim të plumbave të gomës dhe saçmeve ndaj protestuesve, duke pretenduar se 16 persona u plagosën.