Kryeministri Edi Rama prezantoi një paketë ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, me gjashtë instrumente, ku parimi kryesor është se dëmin e paguan kush e shkakton.
Personat që qëndrojnë në një tubim të dhunshëm pas paralajmërimit të policisë do të rrezikojnë gjoba deri në 500 mijë lekë, të vendosura sipas sjelljes individuale. Ligji vlen për çdo lloj tubimi në vend publik, përfshirë ato sportive dhe festive.
Paketa parashikon edhe dëmshpërblim të menjëhershëm për bizneset e vogla të dëmtuara gjatë protestave: nga 100% e dëmit për më të vegjlit deri në të paktën 70% për bizneset me xhiro deri në 140 mijë euro në vit. Aplikimet bëhen pranë Tatimeve.


