Berisha: Protesta e studentëve, më atdhetarja që nga viti 1990

0
2
Berisha: Protesta e studentëve, më atdhetarja që nga viti 1990

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në bashkëbisedimin online me qytetarët se protesta e studentëve do të triumfojë dhe e quajti atë lëvizjen më atdhetare që ka parë Shqipëria pas vitit 1990.

Sipas tij, të rinjtë po protestojnë sepse duan të ndërtojnë të ardhmen në vend dhe jo të emigrojnë. Berisha akuzoi qeverinë për përdorim të dhunës policore për ta shtypur revoltën.

Ai përmendi disa raste të protestuesve të lënduar, mes tyre një të ri nga Elbasani që, sipas tij, humbi syrin, si dhe deputetin Gjin Gjoni, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.