Qeveria gjermane akuzoi Rusinë për një “sulm hibrid” me një dron të mbushur me eksploziv, që ndërpreu fluturimet në aeroportin e Lajpcigut në fillim të gushtit.
Berlini njoftoi mbylljen e Konsullatës ruse në Bon dhe ndërprerjen e qirasë për një qendër kulturore ruse në Berlin.
Autoritetet reaguan edhe ndaj një tentative sabotimi me disa pajisje shpërthyese pranë një termocentrali me qymyr, rreth 100 km në juglindje të Berlinit, si pjesë e asaj që e quajtën fushatë destabilizuese kundër Evropës.



