Kreu i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në Shtetet e Bashkuara për një vizitë rreth njëjavore, ku u prit në aeroport nga shqiptarë të diasporës.
Në axhendë janë takime me komunitetin shqiptar në Nju Jork më 6 shtator dhe në Teksas më 8 shtator, si dhe pjesëmarrja në Konventën Kombëtare Republikane në Dallas më 9–10 shtator.
Vizita vjen pasi në qershor Departamenti i Shtetit anuloi masat kufizuese ndaj tij, rreth pesë vite pas ndalimit të hyrjes në SHBA.


