Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mirëpriti zotimet e reja për Ukrainën në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të kryesuar nga Gjermania dhe Britania.
Sipas Rutte-s, gjatë vitit të fundit aleatët kanë ndarë mbi 10 miliardë dollarë për mekanizmin PURL dhe blerjet e armëve amerikane për Kievin, përfshirë 3.5 miliardë nga kredia e BE-së.
Ai u kërkoi aleatëve të veprojnë me urgjencë maksimale, duke paralajmëruar se vonesat kushtojnë jetë njerëzish.


