Studentët kanë bërë publik vendimin për krijimin e një force të re politike në Shqipëri, e cila do të mbajë emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”.
Lajmi është bërë i ditur më 26 nëntor, ndërsa kjo nismë shënon një hap të ri të angazhimit të studentëve në skenën politike shqiptare.
Përfaqësuesit e forcës së re politike kanë bërë të ditur se informacionet e mëtejshme mbi organizimin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të saj do të publikohen në vijim.
Pritet që në ditët në vazhdim të bëhen të njohura më shumë detaje rreth kësaj nisme dhe objektivave që synon të ndjekë.



