Kushtetuesja pezullon zbatimin e pjesshëm të aktit normativ për tubimet

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën për pezullimin e zbatimit të aktit normativ të Këshillit të Ministrave, i cili parashikon ndryshime në ligjin “Për tubimet”.

Sipas vendimit të Mbledhjes së Gjyqtarëve, pezullohet zbatimi i nenit 5 të aktit normativ, konkretisht pjesa që shton nenin 24/1, pika 2, në ligjin për tubimet. Bëhet fjalë për dispozitën që përcakton masa administrative ndaj personave që, gjatë zhvillimit të tubimeve, bllokojnë rrugët automobilistike apo akset rrugore, duke penguar lëvizjen e automjeteve.

Në të njëjtën kohë, Gjykata ka vendosur që shqyrtimi i kësaj çështjeje të kryhet me përparësi.

Kërkesa për pezullimin e aktit normativ është depozituar nga organizatat “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike Shqiptare dhe Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri. Në këtë nismë janë përfshirë gjithashtu grupimet studentore informale “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”.

Përveç pezullimit të zbatimit të aktit, subjektet kërkuese kanë kërkuar edhe shfuqizimin e tij në tërësi.

Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e aktit normativ është kaluar për shqyrtim në seancë plenare publike, e cila është caktuar më 25 nëntor 2026.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA