Kombëtarja shqiptare mposhti Bjellorusinë 2-0 në ndeshjen e fundit të grupit C1 të Nations League dhe e mbylli grupin në vendin e parë me 15 pikë, duke siguruar ngjitjen në Ligën B.
Rey Manaj kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 28-të me një goditje të fortë nga kufiri i zonës, pasi më herët Asllani kishte goditur traversën. Në minutën e 57-të, një goditje e Elseid Hysajt u devijua në rrjetë për 2-0.
Shqipëria pati edhe një penallti për Laçin, e cila u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje. Ndeshja u luajt në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest.




