AktualitetTritol në hyrje të një banese në Tiranë, në kërkim një 60-vjeçar,...

Tritol në hyrje të një banese në Tiranë, në kërkim një 60-vjeçar, procedohen penalisht 3 persona të tjerë

Menjëherë pas marrjes së lajmit për shpërthimin e një sasie lënde plasëse të dyshuar te dera e jashtme e banesës së shtetases A. M., në rrugën “Sadik Petrela”, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë zhvilluar operacionin e koduar “Gjurmimi”, me synim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, mbledhjes së provave dhe kryerjes së procedurave të tjera të nevojshme, policia arriti të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin A. Z., 60 vjeç, me banim në Elbasan.

Paralelisht, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tre shtetaseve — A. Ç., 21 vjeçe, A. L., 18 vjeçe, dhe një të miture 17-vjeçare — fqinje të autorit të dyshuar, nën akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Dyshohet se ato ndodheshin në të njëjtin automjet me autorin në momentin e ngjarjes, por nuk e kanë raportuar krimin pranë autoriteteve.

Gjatë hetimeve u sekuestruan si prova materiale automjeti i përdorur ditën e ngjarjes, si dhe katër telefona celularë.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -