Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”, e hapur 24 orë

0
1
Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”, e hapur 24 orë

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën “Fol me Kryeministrin”, një hapësirë online ku qytetarët mund t’i shkruajnë drejtpërdrejt atij dhe qeverisë në çdo orë të ditës.

Sipas Ramës, platforma do të menaxhohet nga një skuadër e dedikuar që do të ndjekë mesazhet dhe opinionet e qytetarëve. Ai e paraqiti nismën si një “urë dialogu” në një periudhë protestash dhe tensionesh politike.

Platforma mund të përdoret si nga kompjuteri ashtu edhe nga telefoni.