PolitikëRama: Afro 200 policë të lënduar, më shumë se protestuesit

Rama: Afro 200 policë të lënduar, më shumë se protestuesit

Nga Ministria e Arsimit, pranë ministres Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë protestave të dhunshme numri i policëve të lënduar është më i madh se ai i protestuesve.

Sipas të dhënave që ai paraqiti, rreth 200 efektivë kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nga radhët e protestuesve janë rreth 80 të lënduar, më pak se gjysma e tyre studentë. Pjesën tjetër Rama e përshkroi si të rinj të maskuar dhe të paguar.

Kreu i qeverisë e quajti situatën një “luftë hibride” të nxitur edhe nga aktorë të huaj, por pranoi se shqetësimet për koston e jetesës dhe strehimin janë reale.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme