Rolando Maran publikoi listën e 27 futbollistëve për ndeshjet e nëntorit ndaj Finlandës (12 nëntor) dhe Bjellorusisë (15 nëntor).
Risia kryesore janë dy lojtarë nga Kategoria Superiore: Klevi Qefalija, që debutoi në tetor, dhe mbrojtësi Ysni Ismaili, i ftuar për herë të parë. Në repartin mbrojtës rikthehet edhe Arlind Ajeti pas dëmtimit.
Grumbullimi i Kombëtares nis zyrtarisht më 10 nëntor.




