Kurti për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së: Padrejtësi e papranueshme

0
1
Kurti për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së: Padrejtësi e papranueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit si “padrejtësi të papranueshme” dhe ndëshkim të dëmshëm.

Kurti kundërshtoi formulimin se vendimi u shpall “në emër të popullit të Kosovës”, duke thënë se kjo formulë nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

Ai kërkoi që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet sa më shpejt në apel dhe u shprehu mbështetje familjeve dhe bashkëluftëtarëve të të dënuarve.