Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i cilësoi dënimet ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit si goditje të rëndë për familjet e tyre dhe lajm tronditës për vendin.
Haxhiu kujtoi se procesi nuk ka përfunduar dhe se e drejta e ankimit duhet ushtruar plotësisht. Ajo theksoi se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe se vendimi nuk duhet përdorur për të relativizuar krimet e regjimit serb.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve për qetësi, dinjitet dhe bashkim.



