Aktualitet"Viktima ndodhej në punë kur ndodhi sulmi", ekzekutohet "Sel Çami" në Fier,...

“Viktima ndodhej në punë kur ndodhi sulmi”, ekzekutohet “Sel Çami” në Fier, policia: U plagos edhe nipi!

Selami Hasani humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri të mëngjesit të së hënës në Fier.

Në një dalje për mediat, nëndrejtori i policisë, Alkët Ahmetaj, bëri me dije se Hasani, i njohur më shumë me pseudonimin “Sel Çami”, ndodhej duke punuar pranë murit rrethues të banesës së tij në momentin e sulmit.

Sipas nëndrejtorit të policisë, nga ngjarja mbeti i plagosur edhe nipi i viktimës, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Hetuesit po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për këtë akt të rëndë kriminal.

Zona ku u krye ekzekutimi është e pajisur me kamera sigurie, pamjet e të cilave tashmë janë marrë nga grupi hetimor. Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se kanë depërtuar në oborrin e banesës duke kapërcyer murin rrethues, ndërkohë që kanë qenë me fytyrat e mbuluara. Automjetet e përdorura gjatë kryerjes së krimit u djegën në periferi të qytetit.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme