AktualitetAtentat me armë zjarri në Fier, humb jetën një person, plagoset i...

Atentat me armë zjarri në Fier, humb jetën një person, plagoset i vëllai (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një person ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij është plagosur si rezultat i të shtënave me armë zjarri.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit, brenda oborrit të një banese në lagjen “1 Maji”. Jetën e humbi shtetasi Selami Hasani., ndërsa i vëllai, Jakup Hasani, mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.

Në fshatin Dërmenas u gjet i djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Grupi hetimor, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë, ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme