Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike, “Të bashkuar për Shqipërinë”

Studentët kanë bërë publik vendimin për krijimin e një force të re politike në Shqipëri, e cila do të mbajë emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Lajmi është bërë i ditur më 26 nëntor, ndërsa kjo nismë shënon një hap të ri të angazhimit të studentëve në skenën politike shqiptare.

Përfaqësuesit e forcës së re politike kanë bërë të ditur se informacionet e mëtejshme mbi organizimin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të saj do të publikohen në vijim.

Pritet që në ditët në vazhdim të bëhen të njohura më shumë detaje rreth kësaj nisme dhe objektivave që synon të ndjekë.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA