SportShqipëri – San Marino: Rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e...

Shqipëri – San Marino: Rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e policisë

Policia e Shtetit hartoi një plan të veçantë sigurie për ndeshjen Shqipëri – San Marino, që luhet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Nga ora 17:00 deri në fund të ndeshjes do të jenë të bllokuara akset kryesore përreth stadiumit, përfshirë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë ish-Hotel Dajtit, rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Abdyl Frashëri”. Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” mbeten të lira.

Tifozët do të kontrollohen në hyrje për banderola raciste, piroteknikë, monedha, çadra, çakmakë dhe sende të tjera të rrezikshme.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme