Berisha kërkon referendum për Reformën Territoriale

0
2
Berisha kërkon referendum për Reformën Territoriale

Kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend që Reforma e re Territoriale të hidhet në referendum, ku qytetarët të zgjedhin mes varianteve të propozuara.

Berisha argumentoi se ndarja territoriale prek drejtpërdrejt shërbimet publike dhe jetën e komuniteteve, prandaj vendimi duhet t’u takojë qytetarëve. Sipas propozimit të tij, Kuvendi duhet të miratojë variantin që fiton në votim popullor.

Ai u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës ta rrëzojnë projektin aktual.