Rama me gurin e protestës në konferencë: Me dhunën nuk negociohet

0
2
Rama me gurin e protestës në konferencë: Me dhunën nuk negociohet

Në një konferencë me ministrin e Brendshëm Ervin Demo, kryeministri Edi Rama shfaqi një gur të shkulur nga bulevardi gjatë protestës dhe deklaroi se shteti nuk negocion me ata që sulmojnë policinë.

“Shqipëria bëhet me studentë, jo me terroristë”, tha Rama, duke pretenduar se një pjesë e të rinjve janë ekstremizuar nën ndikimin e lëvizjes “Antifa”, të cilën SHBA e ka shpallur organizatë terroriste.

Ai theksoi se kjo nuk vlen për ata që protestojnë paqësisht, por paralajmëroi se dhuna ndaj njerëzve me uniformë nuk do të tolerohet.