Berisha u bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen studentëve në protestë

0
2
Berisha u bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen studentëve në protestë

Në një videomesazh drejtuar shqiptarëve, kreu i PD-së Sali Berisha ftoi qytetarët e të gjitha bindjeve të mbështesin studentët dhe të rinjtë që protestojnë kundër qeverisë.

Berisha pretendoi se mbi 2 mijë të rinj, përfshirë të mitur, janë dhunuar, ndaluar ose arrestuar gjatë protestave, dhe vlerësoi angazhimin e pedagogëve në mbështetje të studentëve.

Ai i ftoi qytetarët të mblidhen të nesërmen në orën 10:00 përpara universitetit.