Zelensky: Rusia synon gjithë lindjen e Ukrainës, Donbasi është çelësi

0
2
Zelensky: Rusia synon gjithë lindjen e Ukrainës, Donbasi është çelësi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi në podkastin “The Diary of a CEO” se Rusia synon të marrë gjithë pjesën lindore të Ukrainës.

Sipas tij, dorëzimi i Donbasit do t’u hapte rrugën forcave ruse drejt Dnipros, Pavlohradit, Kryvyi Rihut dhe Nikopolit. Zelensky e cilësoi rajonin si vijë kyçe mbrojtjeje dhe si burim të rëndësishëm ekonomik.

Ai përsëriti se lëshimet territoriale nuk do të sillnin paqe, por do ta inkurajonin Moskën të vazhdonte ofensivën.