Berisha pas protestës së 24 tetorit: Prokuroria të identifikojë autorët e plagosjeve

0
2
Berisha pas protestës së 24 tetorit: Prokuroria të identifikojë autorët e plagosjeve

Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për dhunë të rëndë ndaj protestuesve më 24 tetor dhe i kërkoi Prokurorisë të sekuestrojë planin e forcave të rendit dhe të identifikojë policët përgjegjës.

Berisha përmendi rastet e protestuesve të lënduar, përfshirë një të ri që humbi syrin, dhe e përshkroi ditën si “ditë dhe natë terrori” për kryeqytetin.

Ai i falënderoi studentët dhe qytetarët që qëndruan nëntë orë në protestë dhe njoftoi se PD do të thërrasë protesta të tjera kombëtare, duke ftuar demokratët t’u bashkohen të rinjve.