Maran shpjegon listën për Nations League: Zgjodha sipas formës

0
2
Maran shpjegon listën për Nations League: Zgjodha sipas formës

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, grumbulloi 27 lojtarë për dy ndeshjet e fundit të Nations League ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Në konferencën për mediat, Maran tha se përzgjedhja u bazua në formën aktuale të futbollistëve dhe se Shqipëria duhet të jetë më efikase në shfrytëzimin e rasteve.

Për largimin e Ivan Balliut nga Kombëtarja, tekniku italian sqaroi se ishte vendim i vetë lojtarit, pas një dëmtimi dhe dëshirës për t’u fokusuar te klubi.