Berisha: Zhvlerësimi i euros u ka marrë shqiptarëve 250 miliardë lekë kursime

0
2
Berisha: Zhvlerësimi i euros u ka marrë shqiptarëve 250 miliardë lekë kursime

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pretendoi në një konferencë për mediat se nga 2020 deri në 2025 qytetarët kanë humbur rreth 250 miliardë lekë nga zhvlerësimi i depozitave në euro dhe dollarë.

Sipas shifrave të tij, depozitat individuale në euro u rritën nga 965 milionë në 2 miliardë euro, ndërsa kursi ra nga 123.7 në 96.7 lekë për një euro. Berisha e lidhi këtë fenomen me hyrjen e parave nga trafiqet e paligjshme në ekonomi.

Ai citoi edhe një anketë të revistës “Monitor”, ku shumica e bizneseve dhe e individëve e vlerësojnë negativ ndikimin e rënies së euros, dhe hodhi poshtë argumentin se kjo vjen kryesisht nga turizmi.