SportShqipëria fiton 2-0 në Budapest dhe ngjitet në Ligën B të Nations...

Shqipëria fiton 2-0 në Budapest dhe ngjitet në Ligën B të Nations League

Kombëtarja shqiptare mposhti Bjellorusinë 2-0 në ndeshjen e fundit të grupit C1 të Nations League dhe e mbylli grupin në vendin e parë me 15 pikë, duke siguruar ngjitjen në Ligën B.

Rey Manaj kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 28-të me një goditje të fortë nga kufiri i zonës, pasi më herët Asllani kishte goditur traversën. Në minutën e 57-të, një goditje e Elseid Hysajt u devijua në rrjetë për 2-0.

Shqipëria pati edhe një penallti për Laçin, e cila u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje. Ndeshja u luajt në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme