Gjermania shkatërron Holandën 5-0, Gruda me gol dhe dy asistime

0
2
Gjermania shkatërron Holandën 5-0, Gruda me gol dhe dy asistime

Gjermania mposhti thellë Holandën me rezultatin 5-0 në raundin e gjashtë të Ligës A të Nations League, në një mbrëmje ku spikati futbollisti me origjinë shqiptare Brajan Gruda.

Derry Scherhant zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Florian Wirtz (dy herë) dhe Nico Schlotterbeck. Gruda asistoi për golin e tretë dhe të katërtin.

Vetë Gruda vulosi rezultatin në minutën e 77-të, duke mbyllur një paraqitje të shkëlqyer me një gol dhe dy asistime, para se të zëvendësohej në minutën e 82-të.