Thaçi reagon pas dënimit me 17 muaj: Një padrejtësi nuk ndreqet me një tjetër

0
6
Thaçi reagon pas dënimit me 17 muaj: Një padrejtësi nuk ndreqet me një tjetër

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi në rrjetet sociale pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, që e dënoi me 17 muaj burg në çështjen për pengim të drejtësisë.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, shkroi Thaçi pas shpalljes së vendimit.

Në të njëjtën çështje, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burg, Hajredin Kuçi me një muaj me kusht, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.