BotaPutin dhe Xi takohen në Shenzhen, në pritje të Trumpit për samitin...

Putin dhe Xi takohen në Shenzhen, në pritje të Trumpit për samitin trepalësh

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu rus Vladimir Putin u takuan në Shenzhen, në margjinat e samitit të APEC-ut, para mbërritjes së presidentit amerikan Donald Trump.

Ky ishte takimi i 50-të mes dy liderëve, të cilët riafirmuan marrëdhëniet e ngushta. Në tryezë pritej të ishin lufta në Ukrainë, energjia dhe marrëdhëniet me SHBA-në.

Për Putinin, ulja në një tryezë me liderët amerikan dhe kinez shihet si sukses diplomatik pas izolimit që pasoi pushtimin e Ukrainës në 2022. Trump, nga ana e tij, pritet të ngrejë me Xi-n çështjen e kontrollit të armëve dhe zgjerimit të arsenalit bërthamor kinez.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme