Kreu i PD-së, Sali Berisha, e kundërshtoi ashpër në Kuvend projektbuxhetin dhe paketën fiskale të qeverisë, duke e quajtur atë “buxhet të vjedhjes”.
Sipas Berishës, masat e propozuara do të rëndojnë më tej qytetarët me çmime dhe taksa më të larta. Ai akuzoi mazhorancën se ka humbur legjitimitetin dhe se mbron korrupsionin.
Gjatë fjalimit, Berisha përmendi edhe deklaratat e Suel Çelës për pagesa ndaj zyrtarëve, duke u kërkuar deputetëve socialistë të japin llogari dhe duke pohuar se ata nuk kanë të drejtë morale të vendosin për buxhetin.


