Kosovë & RajonShpërthim me tritol në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e...

Shpërthim me tritol në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para/ Momenti u filmua nga kamerat e sigurisë

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka ndodhur në hyrje të një lokali në qendër të Athinës, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës, rreth orës 04:30.

Sipas raportimeve të mediave greke, biznesi është në pronësi të një shtetasi shqiptar. Kryetari i bashkisë ka bërë të ditur se lokali është regjistruar në emrin e tij vetëm gjatë muajve të fundit.

Nga dëshmitë e mbledhura paraprakisht, dyshohet se një person ka zbritur nga një motoçikletë dhe ka vendosur lëndën shpërthyese pranë ambienteve të lokalit, ndërsa një bashkëpunëtor e priste në motor, me qëllim largimin e shpejtë nga vendi i ngjarjes.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Mes pistave që po shqyrtohen janë një konflikt i mundshëm mes personave me precedentë kriminalë dhe një rast i lidhur me gjobëvënien.

Gjithashtu, hetuesit po verifikojnë nëse shpërthimi i fundit mund të ketë lidhje me një tjetër incident të ngjashëm, të regjistruar në të njëjtën zonë më 28 shtator 2026.

Përveç dëmeve të shumta në ambientet e lokalit, shpërthimi shkaktoi edhe thyerjen e xhamave të bizneseve përreth. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe specialistët e njësisë për çaktivizimin e lëndëve shpërthyese, të cilët kryen veprimet përkatëse.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motivit të sulmit.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -