BotaPutin kërcënon Kievin: Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve ukrainase mbi rafineritë...

Putin kërcënon Kievin: Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve ukrainase mbi rafineritë e naftës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do të ndërmarrë patjetër një kundërpërgjigje ndaj sulmeve ukrainase që kanë vënë në shënjestër rafineritë ruse të naftës.

Në një prononcim të bërë të martën, kreu i Kremlinit bëri të ditur se autoritetet në Moskë duhet të shqyrtojnë masa të reja për forcimin e sigurisë së objekteve energjetike, të cilat së fundmi janë goditur nga sulmet e Ukrainës.

Putin pretendoi gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump i kishte kërkuar drejtpërdrejt Kievit të ndërpriste sulmet ndaj rafinerive të naftës në territorin rus.

Këto deklarata vijnë në një periudhë tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa goditjet ndaj infrastrukturës energjetike po shtojnë shqetësimet për zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -