Kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi në Kuvend dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas zhvillimeve rreth ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar çështjen si goditje për sigurinë kombëtare.
Berisha e lidhi rastin me Ergys Agasin dhe pretendoi se kapacitetet e shërbimit informativ u vunë në shërbim të grupeve kriminale. Sipas tij, emërimi i Hysenit dëmtoi marrëdhëniet me shërbimet partnere.
Ai kërkoi një hetim të plotë dhe që parlamenti të mos merret me çështje të tjera para se kjo të sqarohet.


