Kush vendos për rezervat e naftës së Evropës?

0
2
Kush vendos për rezervat e naftës së Evropës?

Evropa mban rezerva të mëdha emergjente nafte, dizeli dhe karburantesh të tjera, të cilat qeveritë po përgatiten t’i përdorin sërish për të frenuar rritjen e çmimeve.

Komisioni Europian përcakton rregullat dhe kontrollon nëse vendet mbajnë rezerva të mjaftueshme, por vetë rezervat janë nën kontrollin e shteteve anëtare. Çlirimet e mëdha të koordinuara menaxhohen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në Paris.

G7 njoftoi se rreth 100 milionë fuçi naftë do të hidhen në treg gjatë katër muajve të ardhshëm, duke nisur me dizelin, ndërsa ende nuk dihet ndarja e saktë mes naftës bruto dhe dizelit.