Berisha: Opozita do të jetë zëri i studentëve në Kuvend

0
2
Berisha: Opozita do të jetë zëri i studentëve në Kuvend

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi para Kuvendit se deputetët e opozitës do të përfaqësojnë kërkesat e studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë.

Berisha e quajti parlamentin aktual pa legjitimitet dhe akuzoi qeverinë për korrupsion. Ai pranoi se Forumi Rinor i PD-së ka qenë ndër nismëtarët e protestës, por theksoi se ajo mbetet e studentëve.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet t’i ngarkojë PD-së përgjegjësinë për ngjarjet gjatë protestave.